Turqia synon gjithmonë të bashkojë presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vladimir Putin dhe Volodimir Zelensky . Këtë e ka përsëritur edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në përfundim të Këshillit të Ministrave.
“Ne vazhdojmë të besojmë në fuqinë e dialogut dhe diplomacisë dhe do të vazhdojmë përpjekjet tona për paqen dhe t’i japim fund kësaj gjakderdhjeje,” tha Erdogan.
Kujtojme se protesta të dhunshme kanë shpërthyer në rajonin rus të Dagestanit, kundër mobilizimit të pjesshëm në luftën në Ukrainë, i njoftuar nga presidenti Vladimir Putin.
Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë manifestuesit teksa përleshen me policinë dhe funksionarë të tjerë të lartë të sigurisë në kryeqytetin rajonal Makhachkala. Observatori i pavarur rus për të drejtat e njeriut bëri të ditur se efektivët kishin përdorur pistoleta trullosëse dhe shkopinj kundër turmës.
Mbi 100 persona u vunë në pranga në Dagestan, ndërsa rreth 2000 njerëz janë arrestuar në total rreth Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha: “Po shohim që njerëzit, veçanërisht në Dagestan, kanë filluar të luftojnë për jetët e tyre. Ata po fillojnë ta kuptojnë se është çështje jete. Pse duhet burrat e tyre, vëllezërit apo djemtë të vdesin në këtë luftë, në një luftë që askush nuk e do? Luftoni në mënyrë që fëmijët tuaj të mos dërgohen drejt vdekjes”.









