-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Formacioni i mundshëm, Reja sërish me surpriza të mëdha

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore para sfidës ndaj Islandës.

Një ndeshje ku trajneri Reja pritet të bëjë disa ndryshime thuajse në çdo repart, për shkak të formës së futbollistëve apo edhe problemeve fizike.

Tekniku zakonisht ua komunikon formacionin lojtarëve vetëm gjatë paradites së ditës së ndeshjes, pasi ka parë edhe gjendjen e tyre fizike.

Por në stërvitjen e sotme ai ka dhënë indici për ndryshime pasi në ushtrimet taktike që ka zhvilluar, në fillim ka lënë janë grupit të lojtarëve të planifikuar si titullarë Elseid Hysajn dhe Armando Brojën.

Në grupin e titullarëve ishin Balliu dhe Lenjani, të cilët mund të jenë krahët e mbrojtjes për këtë sfidë në kërkim të aksioneve ofensive.

Ndërkohë, dyshe e sulmit mund të jetë ajo me Cikalleshin dhe Uzunin, pasi Broja nuk i nisi ushtrimet e sotme taktike me grupin e titullarëve. Gjithsesi, këto për momentin janë vetëm sinjale dhe Reja ka treguar se mund të ndryshojë shumë gjëra në ditën e ndeshjes, ashtu siç veproi me formacionin ndaj Izraelit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit