Biznesmeni Sinan Idrizi ka folur për blerjen e godinës së “Mehmet Akif”, shkollë turke e cila u mbyll pak ditë më parë nga qeveria.
Idrizi tha se ka investuar dhe do të vijojë të investojë në arsim dhe mohoi kategorikisht që miqësia e tij me presidentin Erdogan, të ketë lidhje me faktin se ai po ble shkolla.
Megjithatë, ai pranoi se ka bashkëpunuar në të shkuarën me fondacionin “Maarif” (pranë Erdogan).
Më tej, Idrizi tha se Sali Berisha duhet të ndalë kërcënimet, duke iu referuar thirrjes së ish kryeministrit, që biznesmeni të ndalet në këtë sipërmarrje që lidhet me shkollat.
“S’kam çfarë ti them unë fare. Nuk ka burrë nëne të më kërcënojë mua për investimin tim. Ka gjetur njeriun e gabuar për të kërcënuar.
Ta ankorojë anijen në port tjetër…” tha ai në emisionin “Të Paekspozuarit”.