Ka një fluks të vazhdueshëm njerëzish që vijnë përmes pikës kufitare të Larsit të Epërm nga Rusia në Gjeorgji.
Ata vijnë në grupe duke ecur dhe duke tërhequr zvarrë valixhet pas vetes, disa me makina, të tjerët me biçikleta.
Të gjithë ata duken të rraskapitur, të uritur dhe të privuar nga gjumi. Por ata janë të lehtësuar që janë këtu. Rusët mendojnë se kanë arritur sigurinë.
Ilya, i cili është në fund të të 20-ave, qëndron pranë babait të tij. Ata vendosën të largoheshin nga Moska sapo Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm.
Ilya më tregoi një polaroid të vajzës së tij të vogël Arisha. Ai tha se donte ta shihte të rritej dhe të mos vdiste në këtë luftë të pakuptimtë.
Takova dy vëllezër në fillim të të 20-tave – Dima dhe Zhenya – të cilët kanë udhëtuar prej ditësh nga Bashkiria. Sytë e tyre janë të kuq, flokët e tyre janë të shprishur. Dima kërkoi një pikë për të telefonuar nënën e tij.
Të gjithë thonë të njëjtën gjë: ata nuk janë dakord me luftën, por shtrirja e represionit në Rusi i bën ata të pafuqishëm./BBC