-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arratisën nga Putin, rusët vijnë në kufi me Shqipërinë

Kryesoret

Në Rusi vazhdon mobilizimi i rezervistëve, ndërsa mijëra meshkuj në përpjekje për të shmangur rekrutimin, po ikin drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore.

Në Rusi, pothuajse çdo burrë deri në moshën 65 vjeçare konsiderohet i aftë për t’u mobilizuar.

Disa rekrutë u thanë mediave ndërkombëtare se nuk u është dhënë asnjë mundësi të shmangin mobilizimin.

“Nuk ka zgjidhje. Shkuarja është e detyrueshme. Nëse nuk shkoni, do burgoseni. Dhe unë nuk dua të futem në burg”, thotë Aleksandër, njëri nga rekrutët rus.

Kriteri kryesor për mobilizim është përvoja e mëparshme luftarake ose shërbimi ushtarak.

Në punë, më thirrën në departamentin e Burimeve Njerëzore dhe më dhanë thirrjen, duke thënë se po na mbledhin për një stërvitje ushtarake. Më pas doli që nuk ishte stërvitje. U mashtruam”, thotë rekruti 33 vjeçar, Yevgeny

Në ditët e fundit, mijëra burra në moshë ushtrie janë dyndur në aeroporte dhe pika kufitare tokësore të Rusisë në një përpjekje për të shmangur mobilizimin.

Çifti rus, Alexander dhe Svetlana kanë vendosur të qëndrojnë në Budva të Malit të Zi, pasi njoftimit për mobilizim të pjesshëm të popullsisë.

“Nuk kishte kuptim të ktheheshim, dua të jetoj, nuk dua të shkoj në luftë, kjo nuk është lufta jonë, ne nuk po mbrojmë atdheun tonë.

Ne po sulmojmë fqinjët tanë, vëllezërit tanë, po përpiqemi të pushtojmë territore që nuk na përkasin ne dhe që nuk na duhen.

Unë nuk do të luftoj, e lëre më të vdes për të”, thotë turisti rus Alexander.

Çifti rus thotë se do të shesë gjithçka që zotërojnë në Rusi dhe me paratë do fillojnë një biznes në Mal të Zi./ VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit