Josoue Ngankam, Zinedine Nkeh nga Kameruni dhe Jeniffer Chollet nga Zvicra janë dënuar me nga 9 vite burg nga Gjykata e Tiranës pasi sollën në vendin tonë rreth 1 milion euro fallco.
Ata u ndaluan në muajin shkurt teksa po tentonin të futeshin nga aeroporti i Rinasit në vendin tonë. Të ndaluarit kanë pranuar akuzën e falsifikimit të 1 milion e 75 mijë euro, të cilat do i fusnin në Shqipëri
Paratë u morën në Paris, më pas u dërguan drejt Turqisë dhe destinacion përfundimtar ishte Shqipëria. Sipas prokurorisë, shtetasja zviceriania jetonte prej disa vitesh në vendin tonë dhe emri i saj si bashkëpunëtore është shfaqur pas marrjes së deklarimeve të Ngankam.