Kjo e diel do të jetë ditë historike për arbitrimin në Itali, pasi për herë të parë do të vendosë drejtësi një femër. Bëhet fjalë për Maria Sole Ferrieri Caputi, e cila është përzgjedhur të gjykojë sfidën mes Sassuolos dhe Salernitanës, e parashikuar për të dielën pasdite.
32-vjeçarja nga Livorno ka drejtuar 23 ndeshje në Serinë C, tre në Serinë B dhe një në Kupën e Italisë, teksa arbitrimi në Serinë A ishte planifikuar për më vonë, por më 11 deri më 30 nëntor do të jetë e angazhuar në Botërorin U17 në Indi, ndaj u vendos që të zbresë në fushë këtë javë.
Maria Sole Ferrieri Caputi do të bëhet kështu arbitrja e parë që do të drejtojë një ndeshje të Serisë A, teksa për aftësitë e saj ka dhënë garanci edhe një emër i njohur si Pierluigi Collina.