Lideri i Çeçenisë Ramzan Kadyrov, tha se Moska duhet të konsiderojë përdorimin e armëve bërthamore me fuqi të ulët në Ukrainë.
Në një postim në Telegram që kritikon komandantët rusë për braktisjen e qytetit Liman në Ukrainën lindore, Kadyrov shkruan: Për mendimin tim, duhen marrë masa më drastike, deri në shpalljen e ligjit ushtarak në zonat kufitare dhe përdorimin e armëve të vogla bërthamore.
Siç dihet, udhëheqësi çeçen dhe luftëtarët e tij patën një kontribut vendimtar në kapjen e Mariupolit nga rusët në fund të marsit.
Deklaratat e Kadyrov vijnë në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të tërhiqet në frontet e Kharkiv nga kundërsulmi i forcave ukrainase.