Selena Gomez ndau një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit, pas intervistës së Hailey Bieber për Call Her Daddy ku foli për jetën intime me Justin.
Duke thënë se është “ironike” që disa kanë zgjedhur të mbështesin linjën e saj Rare Beauty dhe Rare Impact Fund, por injorojnë mesazhin e saj për përhapjen e mirësisë, këngëtarja theksoi në një video live në TikTok rëndësinë e të qenit të mirë me njëri-tjetrin.
“Nuk është e drejtë, sepse askush nuk duhet të flasë kurrë në mënyrën që kam parë,” tha ajo, duke shtuar, “Nëse e mbështesni Rare, nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm, por dijeni se ju po përfaqësoni gjithashtu atë që marka nënkupton dhe kjo është: Fjalët kanë rëndësi. Me të vërtetë kanë rëndësi.”, tha këngëtarja.