-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Papa Francesku për herë të parë i lutet Putinit: Ndalo dhunën në Ukrainë

Kryesoret

Papa Françesku iu lut sot presidentit rus Vladimir Putin  që të “ndalojë spiralen e dhunës” në Ukrainë, duke denoncuar në të njëjtën kohë aneksimin e territoreve të Ukrainës nga Rusia “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”.

Papa iu drejtua “presidentit të Federatës Ruse, duke e lutur që të ndalojë dhe nga dashuria për popullin e tij, këtë spirale dhune dhe vdekjeje.

Është hera e parë që Papa Françesku i drejtohet drejtpërdrejt Putinit në një fjalim që nga pushtimi rus i Ukrainës  më 24 shkurt .

Ai iu referua gjithashtu aneksimit të territoreve të Ukrainës nga Moska, duke folur për “veprime të reja që bien ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare”.

“Më vjen thellësisht keq për situatën serioze që është krijuar ditët e fundit. Ajo rrit rrezikun e përshkallëzimit bërthamor, në masën që na bën të kemi frikë nga efektet e pakontrolluara dhe katastrofike në nivel global,” theksoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit