-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 22-vjeçares, Kanadaja sanksionon zyrtarët e sigurisë së Iranit

Kryesoret

Për shkak të vdekjes së një gruaje të re që ishte në paraburgim, Kanadaja ka vendosur një raund të ri të sanksioneve ndaj disa zyrtarëve të lartë të sigurisë në Iran, duke i akuzuar ata për shkelje të të drejtave të njeriut.

Ministrja e Jashtme kanadeze, Melanie Joly, tha përmes një deklarate më 3 tetor se sanksionet janë në përgjigje “të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut” që janë kryer në Iran, përshirë “persekutimin sistematik” të grave në veçanti, dhe veprimeve “skandaloze” të kryera nga policia e moralit, që çuan në vdekjen e Mahsa Aminit, 22 vjeçe, e cila vdiq sa ishte në paraburgim.

“Irani ka vazhduar të kryejë shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar, shkelje që janë të dokumentuara, përfshirë edhe shpërfilljen ndaj jetës së njerëzve”, tha ajo përmes një deklarate.

Në listën e sanksioneve janë përfshirë 25 individë dhe nëntë entitete, përfshirë zyrtarë të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike dhe të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit