-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëshimi i raketës koreano-veriore mbi Japoni: Blof apo kërcënim real?

Kryesoret

Koreja e Veriut lëshoi në orët e para të mëngjesit me atë lokale të Azisë Lindore një raketë balistike me rreze të gjatë 4 mijë e 500 kilometra, e cila fluturoi mbi ishullin Hokkaido të Japonisë dhe me një trajektore tjetër, mundej fare mirë të godiste edhe ishullin amerikan të Guam-it në Oqeanin Paqësor.

Kështu, duke u bërë “sulmi” i parë prej vitit 2017, i cili jo vetëm i shkon pranë brigjeve dhe ujërave japoneze, por i kalon qytetarëve mbi kokat e tyre.

Në këtë mënyrë u zgjuan në fakt qindra mijëra prej banorëve në qytetet japoneze të ishullit kryesor, Hokkaido, në orët e para të mëngjesit, kur një zhurmë e fuqishme dhe sirena alarmi u dëgjuan në territor.

Lajmërimi se Koreja e Veriut kishte lëshuar një raketë të tillë balistike me rreze kaq të gjatë, ekzaktësisht mbi kokat e tyre, nuk mbeti pa u vënë re kësisoj.

Njoftimi vetë nga Pyongyang-u, ishte se kishim të bëjmë thjesht me një test të radhës.

Por, në kohën kur vetë diktatori i izoluar, Kim Jong-Un, ka deklaruar se tashmë ai posedon edhe raketa bërthamore dhe vendi i tij e zotëron këtë fuqi, asgjë nuk mund të merret e mirëqenë.

Në përfundim të gjithë “aksionit”, raketa ra qetësisht në Paqësor, pa shkaktuar dëme, e aq më pak të vdekur.

Analizat e para nga mediat e mëdha botërore, referojnë se në rast se ajo do të arrinte potencialin e plotë, mund të kapte edhe kuotën e lartësisë prej 1 mijë kilometrash.

Në terma konkretë, kjo do ta çonte raketën mbi nivelin hapësinor të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit