-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lukashenko: Ukraina po provokon ushtrinë ruse

Kryesoret

Aleksandër Lukashenko Presidenti i Bjellorusisë, ka akuzuar Ukrainës se ka dërguar 15,000 trupa në zonën kufitare për të ndërtuar fortifikime dhe për të kryer zbulimin, duke i quajtur veprimet “provokime”.

“Ukraina provonon. Shpesh me dronët e tyre shkelin vijën e kufirit shtetëror. Dhe në të njëjtën kohë ata shqetësohen dhe thonë: ‘Oh, mos e lini Bjellorusinë të hyjë në luftë’. Ka provokime shumë në kufi,”- tha ai.

Zyrtarët ukrainas nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment mbi deklaratat e presidentit bjellorus.

Po ashtu, Lukashenko deklaroi se vendi i tij u përfshi në konflikt vetëm për të parandaluar përhapjen në Bjellorusi dhe për të parandaluar një sulm ndaj Bjellorusisë nën pretekstin e një operacioni special ushtarak nga Polonia, Lituania dhe Letonia.

“Siç kam thënë, askush nuk do t’i qëllojë rusët pas shpine nga territori i Bjellorusisë,”- tha Lukashenko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit