-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga Londra drejt New York-ut për 80 minuta, ju njohim me avionin e ri supersonik

Kryesoret

Udhëtimi nga Londra drejt Nju-Jorkut zgjat përgjithësisht 7 orë e gjysmë por një avion i ri supersonik, i cili do të përdorë motorë bërthamorë, do të bëjë që distanca mes dy qyteteve, prej mbi 5500 kilometrash, të përshkruhet në vetëm 80 minuta.

Ideja e ‘çmendur’, që do të revolucionarizojë fluturimin vjen nga projektuesi spanjoll Oscar Viñals i cili e ka çuar një shkallë më lart propozimin për avionët supersonikë.

Modeli i projektuar prej tij, i quajtur ‘Hyper Sting’, duhet të arrijë një shpejtësi fluturimi prej 4000 kmh, rreth tri herë më shumë se shpejtësia e zërit dhe dyfishin e shpejtësisë së avionëve Concorde, të vetmit aeroplanë supersonikë të prodhuar e të përdorur deri më sot. Sipas Viñals, avioni i tij do të mbajë rreth 170 pasagjerë.

Reaktori bërthamor me ftohje të brendshme për momentin është vetëm një koncept teorik, por Viñals shpjegon se ky sistem novator do të lejojë avionin të arrijë shpejtësinë aq shumë të kërkuar, që do të bashkojë botën në një mënyrë të papërjetuar më parë.

Avioni Hyper Sting do të jetë shumë më i madh se Concorde. Sipas projektit të Viñals, avioni do të jetë 100 metra i gjatë, rreth 30 metra më i gjatë se Concorde.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit