Drejtori i CIA-s Bill Burns në një intervistë për CBS është shprehur se Putin po tregohet tejet i pamatur dhe i rrezikshëm me veprimet e tij.
Putini “duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, por për atë që po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarësh”, tha Burns për CBS.
Ai vuri në dukje në veçanti se pavarësisht një premtimi nga Kina në shkurt për një “miqësi pa kufij”, Pekini ka refuzuar të ofrojë mbështetje ushtarake që Putini ka kërkuar dhe “kontrolloi entuziazmin e tyre për zhvillimin e luftës nga Rusia”.
Sfidat në rritje të Rusisë e kanë lënë Putinin me më pak opsione, duke e bërë atë potencialisht më të rrezikshëm, sugjeroi Burns.
“Putini i vendosur në qoshe, Putini i cili ndjen kurrizin e tij është pas murit, mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur”, tha Burns.