Pasditen e sotme në orën 18:00 kryetari grupit të PD, Enkelejd Alibeaj do jetë në presidencë për takimin konsultativ me Presidentin e Republikës Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore.
Ai do të shoqërohet nga Gazmend Bardhi. Po ashtu pasditen e sotme Begaj do të takohet edhe me Shpëtim Idrizin, që është kryetar i PDIU-së.
Nesër do të mbyllen konsultimet me takimin me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Opozita kërkon datën 14 maj për zgjedhjet lokale.