Komisioni i Disiplinës ka dënuar Partizanin dhe Tiranën pas derbit. Shkak është bërë sjellja e tifozëve në shkallët e stadiumit. Gjithashtu palët urdhërohen të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania.
“KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet të dëmshpërbleje dëmet e shkaktuara në stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve.
2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë; dhe urdhërohet te dëmshpërbleje demet e shkaktuara ne stadiumin Air-Albania sipas akt-konstatimit përkatës, brenda 15 ditëve” njofton Disiplina.