Kreu i PD-së në Lezhë ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i degës. Arben Ndoj në një letër dërguar Berishës ka shprehur se PD-ja është në gjendjen e saj më të keqe që prej themelimit të saj.
Ajo ka shkruar se disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër.
Kjo ndikon në krijimin e një frymë negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar.
“Duke konsideruar faktin se përballë kemi primaret për përzgjedhjen e kandidatit për Kryetar Bashkie, mendova se çdo vonesë në aktin e dorëheqjes time do ti kushtonte më tepër demokratëve Lezhjan.
Në këtë mënyrë ju do të keni kohën e mjaftueshme për të zgjedhur Kryetarin e ri.
E më pas të përzgjidhni kandidaturën për kryetar bashkie, që këtë herë, përveç votës tuaj do ketë edhe votën e simpatizantëve të PD,” është shprehur ai.