4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Katari furnizon policinë shqiptare me radio dhe kamera

Kryesoret

Ambasadori i Katarit në Shqipëri takoi sot drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku Ali Bin Hamad Al Marri. Ai shprehu gatishmërinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur Policinë e Shtetit, jo vetëm në projektet e iniciuara më parë.

Por edhe duke ofruar ndihmë në fushën e krimeve kibernetike dhe ndihmë me kamera trupi dhe sisteme komunikimi me radio për punonjësit e Policisë së Shtetit, që parashikohen në projektin që Policia e Katarit do të ofrojë për Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit deklaron se ka ndryshuar metodologjinë e punës, në interes të rritjes së forcës parandaluese dhe goditëse ndaj krimeve dhe paligjshmërive. Policia e Shtetit shprehet e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese, me qëllim arritjen e rezultateve sa më të mira në luftën ndaj krimeve globale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit