Përfaqësuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Pas një seance të gjatë diskutimi në parlamentin europian, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen shkroi në twitter se paketa e 8 e sanksioneve ishte miratuar.
“Mirëpres marrëveshjen e shteteve anëtare për paketën e 8-të të sanksioneve. Ne kemi ecur shpejt dhe me vendosmëri.
Ne kurrë nuk do të pranojmë referendumet e rreme të Putinit dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë ta paguajmë Kremlini”, tha Von Der Leyen.
Ajo akuzoi presidentin rus se po përdorë energjnë si armë kundër Bashkimit Europan, por se unioni po shikon mundësi të reja për daljen nga kjo situate.
“Putin ka përdorur energjinë si një armë, duke shkaktuar vështirësi ekonomike dhe sociale. Masat që kemi vendosur na ofrojnë një tampon të parë mbrojtjeje. Tani do të shtyjmë përpara për të trajtuar rritjen e kostove të energjisë.”, tha Putin.
Ende nuk janë bërë publike detajet e pakets së tetë të sanksioneve por sipas Politico, kjo paketë e re e sanksioneve përfshin një kufi mbi çmimin e naftës ruse.