Procesi i provimeve kombëtare të maturës shtetërore për vitin shkollor 2022-2023 do të ndryshojë. Ministrja e Arsimit Evis Kushi në një takim me maturantët ka folur për ndryshimet që do të pësojë matura.
Kushi tha se fillimisht do të pilotohet vetëm me maturantët që do të garojnë për mjekësi të përgjithshme.
“Kanë detyrim të japin edhe një provim tjetër, i cili është një provim që zhvillohet në mjediset e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, është provim i automatizuar, siç bëhet provimi i portalit, siç bëhen provimet e licencave, në mënyrë që të shmanget edhe gabimi edhe fiktiviteti” tha ministrja.