Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i ka replikuar Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manjes duke e quajtur një “burracak”. Ndërsa ka shtuar se ka qenë ai që ka kërkuar të votojë ligjin për autoritetin e dosjeve, vite më parë.
“Një zotëri i njohur i ka ndarë burrat ne tre kategori, burra gjysmë burra dhe burrec dhe lehës. Dhe Ulsi është një nga lehësat. Bëri një insituat që të këtë mundësi të rreshkës që nesër të mos shkoj në gjyq se aq e ka burrërinë. Unë e kam votuar ligjin edhe ne 2008 Ulsi kur ju e hodhët poshtë edhe ne 2015 kur e sollën ju kështu që te votimin e ligjit tregoja dikujt tjetër jo mua.” tha Spaho.