-sidi education-spot_img
13.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biseduan për javë të tëra, liderët e BE-së s’vendosën dot për çmimin tavan të gazit rus

Kryesoret

Liderët e Bashkimit Evropian janë pajtuar që të japin më shumë ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por ata nuk arritën ndonjë pajtim lidhur me vendosjen e një çmimi tavan për gazin gjatë samitit joformal që zhvilluan më 7 tetor në Pragë të Çekisë.

Shumica e 27 shteteve të BE-së duan vendosjen e një çmimi tavan për gazin, për shkak të rritjes së çmimeve pas ndaljes së furnizimeve me gaz nga Rusia. Për këtë temë, shtetet e BE-së kanë biseduar për javë të tëra, por ka mospajtime lidhur me detajet se si duhet të bëhet kjo.

Çmimet e gazit dhe elektricitetit janë rritur shumë për shkak se Rusia ka ndërprerë furnizimet në përgjigje të sanksioneve të ashpra që BE-ja ka vendosur ndaj Moskës për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një “udhërrëfyes” të masave për të ndihmuar në lehtësimin e krizës, përfshirë edhe vendosjen e mundshme të një çmimi tavan.

Në mesin e ideve të përmendura janë edhe vendosja e çmimit tavan për importet e gazit rus, uljen e çmimit të importeve të tjera të gazit, kufizimin e çmimit të gazit që përdoret për gjenerimin e rrymës dhe vendosjen e një çmimi tavan për transaksionet e gazit midis shteteve të bllokut./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit