-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim Jong-Un uron Putin në 70-vjetorin e tij: Po mbroni Rusinë nga SHBA

Kryesoret

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, i ka dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, një mesazh në 70-vjetorin e lindjes së këtij të fundit, ku ka theksuar se kreu i Kremlinit ka një lidership e vullnet të fortë, me të cilin po mbron Rusinë nga SHBA-të.

Lajmin e bëri të ditur Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane, ku shkruhet se Kim e ka lavdëruar numrin një të Moskës, në përballimin e sfidave dhe kërcënimeve.

“Sot Rusia po e mbron me forcë dinjitetin e saj dhe interesat themelore që ka, nga sfidat dhe kërcënimet e Amerikës dhe forcave të saja vasale”, ka shkruar fillimisht Kim.

Më pas, ai ka shtuar se një realitet i tillë, është i pamendueshëm pa lidershipin dhe vullnetin e fortë, të cilët spikasin tek Putin.

Raportet midis Moskës dhe Pyongyangut janë më të forta se kurrë më parë, në bazë të asaj çfarë shkruan dikatori koreano-verior dhe kjo është falë vendosmërisë së Putinit, për të ndërtuar raporte dypalëshe sa më të forta.

Kim Jong-Un është një prej të paktëve krerë shtetesh në botë, të cilët e kanë uruar Putinin në 70-vjetorin e lindjes, teksa pjesa tjetër e botës është krejtësisht kundër veprimeve ruse, që pas agresionit në Ukrainë me fillim më 24 shkurt 2022.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit