Fama e tij është e njohur ndër shekuj. Është shkruar dhe thënë shumë për vetitë e tij të dobishme. Hulumtimet moderne konfirmojnë se vaji i ullirit është një përbërës që duhet shtuar në dietën tonë të përditshme.
Një studim i fundit, i publikuar në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë, pohon se më shumë se gjysmë luge vaj ulliri në ditë mbron trupin nga rreziqet serioze, si sëmundjet kardiovaskulare, sëmundja e Alzheimerit, madje edhe vdekja e parakohshme .
“Është një shenjë dalluese e dietës mesdhetare dhe marrëdhënia e saj me uljen e vdekshmërisë është e vendosur mirë në vendet e Evropës Jugore”, tha Dr. Frank Hu, autori kryesor i studimit.
Ndër vajrat vegjetale të ngrënshme, ai ka përqindjen më të lartë të yndyrave të pangopura, të cilat reduktojnë kolesterolin “e keq” LDL dhe rrisin HDL “të mirë”. Për më tepër, ul presionin e gjakut dhe përmban komponime bimore që ofrojnë veti anti-inflamatore dhe antioksiduese.
“Një sasi e moderuar e yndyrës vegjetale, e kombinuar me zakone të tjera të mira, janë qëllime të rëndësishme për çdo model të shëndetshëm të të ushqyerit,” tha Christopher Gardner, drejtor i studimeve kërkimore të të ushqyerit në Qendrën Kërkimore të Parandalimit të Stanford në Kaliforni.