Pfizer dhe BioNTech, dyshja që qëndron pas vaksinës për COVID-19, gjatë një interviste për “Boston Globe”, theksuan se pandemia nuk ka mbaruar sepse variante të reja janë ende duke u shfaqur.
“Ky virus do të qëndrojë me ne për shumë vite dhe ne jemi ende në fazën pandemike të këtij shpërthimi. Pra, të gjitha parashikimet se pandemia [së shpejti] do të përfundojë thjesht nuk janë të vërteta,”– tha Sahin.
Sipas “Boston Globe”, BioNTech ka arkëtuar rreth 21 miliardë dollarë nga shitja e vaksinave në vitin 2021 dhe mendohet të arkëtojë 15-20 miliardë të tjera gjatë vitit 2022. Edhe pse parashikimet për shitjet në vitin 2023 janë për ulje të numrit të dozave, BioNTech po dyfishon sasinë e prodhimit të vaksinës së re të përmirësuar.