Ky është 51-vjeçari i cili drejtonte kamionin që shpërtheu në orët e para të së shtunës në Urën e Krimesë .Media ukrainase Tpyxa raporton se burri quhet Makhir Yusobov .
And here is a photo of the driver who was reportedly behind the wheel of the exploded truck on the Crimean bridge pic.twitter.com/mT0dsGzFqd
— ТРУХА⚡️English (@TpyxaNews) October 8, 2022
Ai punonte si shofer kamioni dhe ishte vazhdimisht në lëvizje brenda rajonit rus të Krasnodarit, në lindje të Krimesë. Ai ka kontaktuar për herë të fundit me familjen dy ditë më parë.
Mësohet se udhëtimi për në urë zakonisht zgjat gjysmë ore, por për arsye të panjohura shoferit iu deshën gjashtë orë për të kaluar mbi të. Sulmi i ndodhur sot në Ukrainë, vrau shoferin dhe një çift në një makinë që lëvizte pranë kamionit.