Gjatë një konference publike, Mbreti Charles, ka përmendur Shqipërinë, duke thënë se ky vend njihet për heronjtë ikonikë, ku ka veçuar Rita Orën dhe Nënë Terezën.
Në një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok, Mbreti Charles III shprehet:
“Sot të gjithë njerëzit e Ballkanit janë shumë të njohur në Britani në shumë fusha. Në muzikë Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësi ta dëgjoj të këndojë për herë të parë në Londër javën e kaluar. Shumë heronj ikonikë nga ky vend”, duke shtuar më tej edhe emrin e Nënë Terezës.
Sigurisht kjo nuk ka kaluar pa një reagim nga ana e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ajo ka ripostuar në Instastory videon e ndarë nga motra e saj, Elena Ora.
