-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Llalla: Më rrezikohet jeta në burg, prokuroria zbardh arsyet e refuzimit

Kryesoret

Ish-prokurori i Përgjithshëm kërkoi të shtynte në kohë vajtjen në qeli, ndërkohë që dënimi ndaj tij në Apel për “fshehje e mosdeklarimit të pasurisë” qe e çonte në qeli, u shpall pak ditë pasi ai ishte larguar nga vendi. Në vendimin e arsyetuar, të siguruar nga A2 CNN, Kolegji Penal e vlerëson të pabazuar pretendimin e ish-kryeprokurorit, se i rrezikohet jeta në qeli për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kjo sëmundje mund të kurohet dhe të ndiqet nga mjekë specialistë edhe në kushtet e qëndrimit në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, pa rrezikuar jetën e kërkuesit. Fakti që kërkuesi vuan nga kjo sëmundje që prej vitit 2009, siç parashtrohet në vlerësimin mjeko-ligjor, dëshmon që kjo sëmundje mund të kurohet dhe mbahet nën kontroll nga subjekti edhe ndërkohë që ai vuan dënimin e caktuar ndaj tij”.
Edhe pretendimi i Llallës se është baba i tre fëmijëve, një prej të cilëve i mitur, nuk është parë si rrethanë ndihmuese nga Kolegji Penal, që shkon me tej, duke e cilësuar shoqërisht të rrezikshëm ish-kryeprokurorin.

Edhe pretendimi i Llallës se është baba i tre fëmijëve, një prej të cilëve i mitur, nuk është parë si rrethanë ndihmuese nga Kolegji Penal, që shkon me tej, duke e cilësuar shoqërisht të rrezikshëm ish-kryeprokurorin.

Në të njëjtin vendim Gjykata e Lartë ka shumëzuar me zero edhe pretendimin e Adriatik Llallës për të marrë parasysh faktin se ka ushtruar funksione të larta në institucione kushtetuese. Adriatik Llalla u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar në zbatim të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij. Ai u lirua në më pak se 24 orë, për arsye shëndetësore, duke u lënë në një masën e “ndalimit të daljes nga vendi”,  ndërsa drejtësia shqiptare ka dërguar një kërkesë në Itali për ekstradimin e tij.


/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit