Fshati Stjar, në Delvinë është përfshirë nga flakët këtë të diel.
Raportohet se flakët kanë rënë në zonën e quajtur Matomarë, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tyre.
Nga flakët mësohet se nuk ka pasur të plagosur, por janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj. Ende nuk dihet shkaku i këtij zjarri.