-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet vendore, Sali Berisha: Në një vit ndryshuam Partinë Demokratike!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën e organizuar në kuadër të zgjedhjeve vendore. Mes të tjerash, Berisha pranoi se PD ka kaluar nëpër një proces, të cilin e cilësoi më të vështirin ndër vite.

‘PD ndodhet dhe kaloi në një proces më të vështirin që mund të përshkruhet. Ne jemi në mandatin e tretë në opozitë dhe kjo absolutisht jo për merita të qeverisë, por për dobësinë e opozitës. Ne këtu kemi pasur dhe kemi një qeveri e cila mund të përmblidhet me dy fjalë , qeveri e bazuar në skandale. Ky udhëtim i opozitës në këto vite ka qenë një udhëtim topitës. Dora e qeverisë u shtri mbi opozitën dhe tek shqiptarët u krijua përshtypja e Edi Rama është i pamundshëm dhe opozita si të thuash i bën fresk atij.  Opozita ndodhej para dy zgjedhjeve “to be or not to be.”’, u shpreh Berisha.

Sipas kreut të PD, për një vit nën drejtimin e tij, ata ia kanë dalë të paraqiten si parti e ndryshuar para tyre.

‘Kemi vendosur votën dhe vullnetin e anëtarëve si përcaktuese për drejtuesit lokalë dhe qendrorë të PD-së’, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit