-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Analistët: Raketat ruse mund të kenë efekt të kundërt nga dëshira e Putinit

Kryesoret

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet ishin hakmarrje për shpërthimin e të shtunës që dëmtoi urën që e lidh Rusinë me Krimenë, gadishullin ukrainas të pushtuar nga Moska në vitin 2014.

Putin e quajti sulmin në Urën e Kerçit një “akt terrorizmi” dhe u zotua për një përgjigje “të ashpër” ndaj çdo sulmi të mëtejshëm që kërcënon sigurinë e Rusisë.

Simon Smith, një ish-ambasador britanik në Ukrainë, tha se lideri rus po përpiqej të dërgonte mesazhin e llojit “Nuk keni parë gjë akoma” në Ukrainë.

Ambasadori Smith tha se breshëria e raketave ruse në zonat civile ishte “kanosje psikologjike dhe fizike” por gjithashtu “një akt i dëshpëruar” nga një udhëheqës rus, trupat e të cilit po humbasin territorin në pjesë të Ukrainës lindore që Moska i ka aneksuar tashmë.

“Kjo e tregon Putinin në disavantazh” tha zoti Smith, i cili drejton Forumin e Ukrainës në institutin “Chatham House”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte shënjestruar “komandën ushtarake dhe objektet e komunikimit dhe infrastrukturën energjetike”, por Ukraina akuzoi Moskën për goditje pa dallim mbi zonat civile.

Autoritetet ukrainase thanë se Rusia gjuajti 84 raketa kundër 10 qyteteve, 56 prej të cilave u neutralizuan nga mbrojtja ajrore. Të paktën 12 njerëz u vranë dhe mbi 60 u plagosën në sulmet me raketa, thanë zyrtarët.

“Rusia po kërkon të mposht mbrojtjen ajrore të Ukrainës”, tha për BBC Justin Crump, shefi ekzekutiv i organizatës së sigurisë “Sibylline”.

“Kjo është diçka që ata kanë provuar ta bëjnë gjatë gjithë konfliktit, por kurrë deri në këtë shkallë”.

Zoti Crump tha se Ukraina ka të ngjarë të kërkojë më shumë raketa tokë-ajër nga aleatët perëndimorë për të forcuar mbrojtjen e saj ajrore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të flasë të martën me udhëheqësit e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara gjatë një video-konference.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit