13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Britanikët përgatiten për “dimër të vështirë”

Kryesoret

Qytetarët britanikë po përgatiten për t’u përballur me një dimër të vështirë për shkak të shtrenjtimit të energjisë dhe rritjes së çmimeve. Shefja ekzekutive e Konsorciumit Britanik të Shitjes me Pakicë (BRC), pohoi se shifrat tregojnë se njerëzit po blejnë me kujdes gjatë muajit.

Shifrat treguan gjithashtu se shitjet e ushqimeve u rritën me 4.6% gjatë tre muajve deri në shtator, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të nxitura nga rritja e inflacionit.

“Ndërsa besimi i konsumatorit vazhdoi të bjerë, njerëzit blenin me kujdes, duke shmangur artikujt si kompjuterë të rinj, televizorë dhe mobilje. Shumë familje po përgatiten gjithashtu për kosto më të larta të energjisë këtë dimër, me batanije, veshje të ngrohta dhe pajisje me efikasitet energjetik”,  tha Helen Dickinson.

Dickinson paralajmëroi se dimri i ardhshëm do të jetë i vështirë për shitësit me pakicë, por dhe për konsumatorët.

“Kostot po rriten në të gjithë zinxhirin e furnizimit të shitësve me pakicë, paundi mbetet i dobët, normat e interesit po rriten dhe një treg i ngushtë pune po rrit koston e punësimit,” tha ajo, raporton BBC.

Faturat e energjisë u rritën për miliona familje më 1 tetor. Një faturë tipike vjetore e familjes është rritur nga 1,971 në 2,500 paund.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit