-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E qeshura si një mjet mbijetese për njerëzit?

Kryesoret

Disa teori janë përpjekur deri më sot të shpjegojnë se çfarë e bën diçka mjaftueshëm qesharake që të na nxisë të qeshim. Këto përfshihet shkelja e normave (bërja e diçkaje të ndaluar), shfaqja e ndjesës së arrogancës ose epërsisë (talljes) dhe mospërputhja, pra prania e dy kuptimeve të papajtueshme në të njëjtën situatë.

Unë kam rishikuar të gjithë literaturën e disponueshme mbi të qeshurën dhe humorin të botuar në anglisht gjatë 10 viteve të fundit, për të parë nëse mund të arrihet në ndonjë përfundim tjetër.

Pasi shqyrtova më shumë se 100 studime mbi këtë fushë, gjeta një shpjegim të ri të mundshëm:e qeshura është një mjet që natyra mund të na ketë dhënë për të na ndihmuar të mbijetojmë.

Teoria e mospërputhjes është e mirë në shpjegimin e të qeshurës të nxitur nga humori, por nuk mjafton.

Në këtë rast, e qeshura nuk ka të bëjë me një ndjenjë gjithëpërfshirëse të gjërave që janë jashtë normës apo të papajtueshme. Bëhet fjalë për gjetjen e vetes në një situatë specifike që i përmbys pritshmëritë tona për normalitet.

Për shembull, nëse shohim një tigër që është duke shëtitur lirshëm përgjatë një rruge në qytet, kjo skenë mund të na duket vërtet anormale. Por nuk është komike, përkundrazi do të ishte e frikshme.

Por nëse tigri është shtirë në rrugë dhe rrotullohet si një top, atëherë ai  do të bëhet komik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit