Qeveria zvicerane po diskriminon burrat në rregullat e saj për përfitimet e pensioneve, ka konstatuar Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ).
Vendimi do të kushtojë miliona në pagesa të prapambetura dhe do të detyrojë qeverinë të rishkruajë ligjin e pensioneve.
Aktualisht, grave, burrat e të cilave vdesin, u paguhet pension për pjesën tjetër të jetës së tyre, ndërsa burrat marrin pagesa vetëm nëse kanë fëmijë nën 18 vjeç.
Koncepti “ushqyes i familjes mashkull” nuk mjafton për ta justifikuar këtë, konstatoi GJEDNJ.
Vendimi u përqëndrua në rastin e Max Beeler, një zviceran, gruaja e të cilit vdiq në një aksident në fillim të viteve 1990.
Më pas, 41 vjeç, ai la punën e tij për t’u kujdesur për dy fëmijët e tyre të vegjël dhe u mbështet nga një pension.
Por në vitin 2010 pagesat e pensioneve u ndërprenë pasi fëmija i tij i vogël mbushi 18 vjeç.
Z. Beeler, i cili kishte qenë jashtë vendit të punës për shumë vite duke u mbështetur në pension, paraqiti një apel kundër vendimit.
Kjo u anulua, pasi gjykata në rajonin e tij lokal tha se ligji i njihte qëllimisht burrat si mbajtësit kryesorë të familjes në shumicën e familjeve.
Ai argumentoi se burrave që iu vdes gruaja me përgjegjësi për kujdesin ndaj fëmijëve mund të pritet që të kthehen në punë sapo ata fëmijë të bëhen të rritur, ndërsa e njëjta gjë nuk ishte e vërtetë për vejushat.