-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tjetër goditje drejtë termocentralit të Ukrianës nga Rusia

Kryesoret

Moska goditi sot një termocentral në rajonin Vinnytsia për të dytën ditë radhazi.

Sky News shkruan se personat që panë të gjithë ngjarjen thanë se zona u godit nga dronët kamikaze të prodhuar nga Irani për të dytën ditë radhazi.

E fundit u raportua nga DTEK, kompania më e madhe e energjisë në Ukrainë, ku mbetën të plagosur gjashtë persona nga shpërthimi.

Edhe pajisjet energjetike u dëmtuan sërish, pasi ishte nisur puna për restaurimin e tyre.

Mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike, ndërsa deri më tani vetëm një pjesë prej tyre iu është rikthyer furnizimi me energji.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Shtetet e Bashkuara janë “de fakto” të përfshira në konfliktin në Ukrainë.

Gjatë një konference me ​​gazetarët, Peskov tha se përfshirja e SHBA mund të shihet “me sy të lirë”.

“Shtetet e Bashkuara tashmë janë de facto të zhytura në këtë konflikt”, tha ai.

“Ne dëgjojmë deklarata nga administrata aktuale amerikane për planet e tyre për të vazhduar dërgimin e armëve dhe për të zvarritur më tej këtë konflikt, duke e bërë atë sa më të dhimbshëm për palën ukrainase”, pohoi Peskov.

Komentet e Peskov vijnë pasi Biden dënoi sulmet e së hënës në qytetet ukrainase dhe vazhdoi të premtonte ndihmën e SHBA-së për sigurinë duke përfshirë sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit