-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U mahnita nga bukuria”, The Guardian cilëson “Marubin” si një nga galeritë më mbresëlënëse në Evropë

Kryesoret

Media britanike “The Guardian” ka shkruar një artikull ku rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbresëlënëse të Evropës.

U mahnita nga bukuria”, titullohet artikulli ku përmendet Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shkodrës është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane, Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri, në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman”, shkruan “The Guardian”.

Gjatë tre brezave ai, çiraku i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes luftës Ballkanike dhe Luftës së Dytë Botërore, deri në regjimin komunist të Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, shkruan media britanike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit