Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e G7 tha se nuk do të ketë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Në fjalimin e tij, Zelensky u shpreh se dialog mund të ketë vetëm një lider tjetër rus që respekton Kartën e OKB- së dhe integritetin territorial të Ukrainës.
“Nuk mund të ketë dialog me liderin aktual rus, i cili nuk ka të ardhme. Ne duhet ta njohim këtë qartësi. Mund të ketë bisedime vetëm me një lider tjetër të Rusisë , i cili respekton Kartën e OKB- së , parimet themelore të njerëzimit dhe integritetin territorial të Ukrainës, ose në një konfigurim tjetër, në mënyrë që lideri terrorist të mos ketë mundësinë të ndikojë në vendimet kryesore. Është vetëm një person që po bllokon paqen tani dhe ky person ndodhet në Moskë”, tha Zelensky.
Zelensky bëri thirrje për një kufizim çmimi për eksportet e naftës.