Dita e nesërme moti parashikohet të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Sipas SHMU duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Reshjet e shiut me intensitet mesatar dhe të lartë do të përfshijnë kryesisht ultësirën perëndimore dhe zonën e jugperëndimit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 12-15m/s.