Ditën e sotme Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann i ka dorëzuar zv.kryeministres Balluku progres-raportin për Shqipërinë. Në një konferencë të përbashkët Balluku ka se proges-raporti është keqinterpretuar dhe se vlerësimet janë thjeshte hipotetike.
“Raporti është një dokumente që krahas progresit qe ka si synim edhe identifikim e të gjitha mangësive të procesit. Raporti identifikon progresin por edhe sfidat.
Për sa i përket amnistisë fiskale, vlerësimi në raport është hipotetik. Pra mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave dhe është e paevitueshme që ky vlerësim të jetë hipotetik duke qenë që sot e kësaj dite mbetet akoma një draft që e kemi të hapur për diskutim, me partnerët tanë. Ne e garantojmë ambasadoren dhe Komisionin që ky do të jetë një progrss që do të vijojë disktumiet dhe nuk do të qëndrojmë pa marrë parasysh qëndrimet e Komisionit.
Ndërsa për pasaportat e arta i jemi referuar praktikave të vendeve të tjera të BE, të cilat sot e kësaj dite i kanë këto programe nën proces, vazhdojnë dhe i aplikojnë. Ne i jemi referuar atyre për atë që i sjellin endit dhe benefitet që kanë marrë duke u bazuar në eksperiencat më të mira të këtyre vendeve evropiane”, tha Balluku.