Zëvendëskryeministrja Belinda Ballku ka marrë ditën e stome progres-raportin e BE-së për Shqipërinë.
“Në asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara në rrugën tonë drejt integrimit. Kemi vendosur të punojmë të palodhur në këtë rrugë dhe përballë sprovave. Në 19 korrik Shqipëria nisi negociata teknike me BE. Kjo ishte fitorja e punës së palodhur të institucioneve tona. Raporti i vitit 2022 për Shqipërinë pasqyron njohjen e angazhimit të vazhdueshëm, arritjeve dhe reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur drejt rrugës së BE, pavarësisht ngërçeve të fundit, administrate jonë e ka shfrytëzuar këtë periudhë për të përparuar. Shqipëria do të përparojë më shpejt se vendet e tjera të rajonit, kam bindjen“, tha Balluku ndër të tjera.