Vladimir Saldo, guvernatori i vendosur nga Rusia në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, u ka kërkuar banorëve që të evakuohen ndërsa luftimet mes forcave ruse dhe forcave ukrainase që avancojnë po afrohen
Saldo gjithashtu kërkoi publikisht ndihmë nga Moska në Telegram për transportimin e civilëve në Rusi.
Kherson është një nga katër zonat ku zyrtarët e instaluar nga Moska mbajtën të ashtuquajturat referendume muajin e kaluar për të pretenduar mbështetje për aneksimin. Votat janë denoncuar si mashtrim nga qeveria e Ukrainës dhe aleatët e saj.
Javën e kaluar, forcat ukrainase çliruan një fshat kyç në rajonin jugor të Khersonit, duke përshpejtuar një tjetër tërheqje ushtarake ruse.