Presidenti Vladimir Putin, hodhi poshtë deklaratat e homologut të tij francez, Emmanuel Macron, se Moska po destabilizon procesin e paqes midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
Bakuja dhe Jerevani janë në konflikt për më shumë se tri dekada lidhur me rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Kjo pasi, separatistët e mbështetur nga Armenia morën kontrollin e rajonit që banohet kryesisht nga armenët.
Macron, gjatë një interviste për televizionin France 2, akuzoi Moskën se qëllimshëm ka provokuar përleshjet e fundit midis Armenisë dhe Azerbajxhanit. Lideri francez tha se provokimet janë pjesë e përpjekjet për të destabilizuar këtë rajon të brishtë.
“Besoj se këto deklarata tregojnë mungesë të kuptimit të kursit të konfliktit”, tha Putin gjatë takimit me liderët e shteteve të rajonit, që po mbahet në Kazakistan.
Putin shtoi se deklaratat e Macronit “tingëllojnë të pasakta, mund të them edhe perverse, prandaj ato janë të papranueshme”.