Presidenti rus Vladimir Putin u përgjigj “jo” kur gazetarët e pyetën nëse ishte penduar për konfliktin në Ukrainë, raporton agjencia Interfax .
“Dua të sqaroj. Kjo që po ndodh sot është, thënë më butë, e pakëndshme, por të njëjtën gjë do ta kishim pak më vonë, vetëm në kushte më të këqija për ne. Pra, ne po veprojmë në mënyrë të drejtë dhe në kohë.”, tha Putin tha i cili në shkurt urdhëroi pushtimin e Ukrainës, duke ndezur një konflikt në të cilin humbën jetën dhjetëra mijëra njerëz.
“Ne po bëjmë gjithçka siç duhet”, u shpreh Putin. Presidenti rus deklaroi po ashtu se Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të ndërmjetësojnë me Kievin.