Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Parisin. Trupi i një vajze 12-vjeçare u gjet në një bagazh në lagjen 19 të kryeqytetit francez.
Kufoma u gjet pranë pallatit ku banonte viktima. Zhdukja e vajzës ishte raportuar më herët nga familja.
Babai, i shqetësuar sepse e mitura nuk ishte kthyer nga shkolla, kishte biseduar me gruan e tij dhe kjo e fundit ka bere denoncim në komisariat.