Mbrëmjen e djeshme Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ajo u gjend përballë Donaldit ku i duhet të jepte “llogari” për ç’kishte thënë për të në kohën kur ishte i lidhur me Beatrix në shtëpinë e Big Brother Vip.
“Nuk je burrë”, shkruante në atë kohë Olsa. Por duket se keqkuptimet mes tyre janë zgjidhur pas daljes së Donaldit nga shtëpia e BBV dhe siç shprehet autorja tashmë e njeh nga afër moderatorin dhe ka ndryshuar mendim për të.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Kam parë nëpër portale që Olsa njëherë ashtu, njëherë ashtu dhe tani po flet ndryshe, nuk e di se ca ishte diçka që mua nuk më pëlqeu dhe kam qenë shumë i indinjuar.
Romeo: Njëherë e lavdëroje, njëherë e shaje.
Olsa: Një moment atëherë, duhet t’i ndajmë këto të dyja, unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion, tani që e njoh nga afër e lavdëroj, s’e tani të njoh nga afër.
Kujtojmë se pas ribashkimit të bujshëm mes Donaldit dhe Borës ajo që ra në sy ishte komenti që Olsa bënte në fototn e Donaldit ku shkruante se dashura fiton mbi gjithçka.