-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dhëmb për dhëmb”, Irani zotohet për “hakmarrje” ndaj sanksioneve të BE-së

Kryesoret

Irani u zotua për përgjigje “të menjëhershme” ndaj Bashkimit Evropian, teksa blloku po përgatitet për sanksione të reja ndaj Republikës Islamike pas një muaj protestash.

Protestat në Iran janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares, Mahsa Amini, e cila vdiq sa ishte në mbajtje. Ajo ishte arrestuar nën pretendimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan më 17 tetor për të miratuar sanksionet ndaj Iranit, përfshirë edhe ndaj policisë së moralit, që arrestoi Aminin.

Irani do të “vendosë dhe do të veprojë menjëherë në përputhje me vendimet dhe veprimet” e ndërmarra nga shtetet e BE-së, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani.

“Nëse ata vendosin sanksione të reja, ky veprim definitivisht do të ishte jokonstruktiv dhe joracional”, shtoi ai.

Irani po përballet me protesta masive që nga vdekja e Aminit dhe autoritetet po shtypin me forcë protestat.

Javën e kaluar, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se “tani është koha që të sanksionojmë përgjegjësit” në Iran “për shtypjen e grave”.

Sanksionet e BE-së pritet të shënjestrojnë 11 zyrtarë iranianë dhe katër entitete, përfshirë edhe policinë e moralit që ka qenë subjekt i ndalesës për udhëtim të BE-së dhe të ngrirjes së aseteve.

Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja veçse kanë njoftuar për sanksione ndaj Iranit, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Teherani akuzon SHBA-në dhe disa prej aleatëve të saj për nxitjen e protestave./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit