-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministrat e BE-së miratojnë misionin stërvitor për Ukrainën

Kryesoret

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian miratuan sot në Luksemburg misionin e trajnimit ushtarak për Ukrainën.

“Misioni i trajnimit ushtarak i BE-së do të stërvitë forcat e armatosura ukrainase në mënyrë që ato të vazhdojnë luftën e tyre të guximshme”, tha në një deklaratë diplomati i lartë i BE-së, Josep Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë mbështetur misionin pasi një tjetër sulm me raketë dhe dron rus goditi Kievin të hënën në mëngjes.

Sulmet e fundit në Kiev e bëjnë të qartë brutalitetin me të cilin po vazhdon kjo luftë”, tha Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së Ukrainës.

“Ushtarët ukrainas do të trajnohen në vendet anëtare të BE-së përmes misionit administrativ me seli në Bruksel. Mandati i misionit është dy vjet. Misioni ka një fond prej gati 107 milionë euro (104 milionë dollarë)”, sipas Borrell.

“Programet e para të trajnimit do të fillojnë në mes të nëntorit me pjesëmarrjen e 12 000 ushtarëve ukrainas, duke përfshirë rekrutë, si dhe trajnim special për 2 800 ushtarë të tjerë”, sipas një zyrtari të lartë të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit