Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se do t’i propozojë presidentit Volodymyr Zelensky, që të shkëpusë raportet diplomatike me Iranin, për shkak të furnizimit të Rusisë me dronë dhe armë të tjerë.“Nëse Irani ndalon së furnizuari Rusinë me armë, ne do të bisedojmë për të ringjallur raportet tona të ndërlikuara”.