Ora e së vërtetës. Deputetët e PD-së, Edi Paloka nga krahu i Sali Berishës dhe Gazment Bardhi nga grupi i Enkelejd Alibeajt janë takuar mesditën e sotme në një lokal pranë parlamentit.
Në momentin që zbriti nga makina dhe arriti në lokal, Paloka bëri edhe një batutë me gazetarët.
“Sikur të gjëmoni edhe tenderat e qeverisë kaq sa na ndiqni ne. Bravo u qoftë” tha ai duke buzëqeshur. Më pas u drejtua për në lokalin ku po e priste Gazment Bardhi.
Takimi vjen një javë pasi Grupi Parlamentar i PD, i drejtuar nga Alibeaj iu përgjigj thirrjes së kryedemokratit Berisha për të bashkëpunuar e për të dalë në zgjedhje me një kandidat.